Maqedoni

Parashikimi i motit

19.08.2026 08:49

Me diell dhe ngrohtë, me vranësira lokale, pasdite në rajonet malore mundësi për reshje...

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Pasdite në rajonet malore do të ketë shtim të vranësirave dhe kushte për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë.
 
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi.
 
Gjatë ditës së nesërme pritet mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila në disa vende përgjatë Vardarit do të jetë përkohësisht e përforcuar.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.