Maqedoni

Intensitet i shtuar i trafikut, pa pritje më të gjata në pikat kufitare

19.08.2026 09:10

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.
 
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, rrjedha lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e shfaqjes së rrëshqitjeve dhe shembjeve të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.