Basketboll

GSW me titull kampioni pas 40 vitesh

17.06.2015 11:00

Golden State Warriors ka arritur titullin e parë të kampionit pas 40 viteve në NBA...

Derisa sekondat e fundit të ndeshjes kalonin, e ekipi me adhuruesit nisën të brohorisnin në bankë të Golden State Warriors, Stephen Curry çoi kokën dhe pa LeBron Jamesin duke iu afruar.
 
James nuk kishte çka të bëj më shumë në lojë. Ia zgjati dorën e humbësit Curryt dhe e uroi. Të ngjallur nga Curry, ylli i freskët i NBA-së dhe nga trajneri në vitin e parë të punës, Steve Kerr, që i mundësoi ekipit të besoj në titull, Luftëtarët e Kalifornisë arritën të fitojnë titullin e kampionit pas 40 viteve në NBA, me fitore 105-97 ndaj Cleveland Cavaliers në ndeshjen e gjashtë finale për të përfunduar serinë 4-2.
 
MVP i stinorit të rregullt, Curry, shënoi 25 pikë, sa shënoi edhe MVP i serisë finale, Andre Igoudala. E Draymond Green kreu ndeshjen finale të stinorit me triple-double, prej 16 pikëve, 10 kërcimeve dhe 10 asistimeve.
 
“Jam disi si pa fjalë,” ka thënë Curry fillimisht pas fitores. “Diçka e veçantë. Ta ngritësh këtë trofe pas gjithë asaj pune në tërë stinorin, është me të vërtetë e veçantë. Definitivisht ne jemi ekip i madh.” Në anën tjetër humbësi James ka qenë i dëshpëruar pas fitores dhe disa ditë pasi që tha se është lojtari më i mirë në botë.
 
“Pa marrë parasysh a luaj në Miami, në Cleveland apo në Mars. Të humbësh në finale, është dëshpërurese,” ka thënë ai transmeton nba.com.