Maqedoni
QMK: 11 zjarre aktive, 3 janë vënë nën kontroll
19.08.2026 09:27
Në territorin e vendit janë regjistruar 27 zjarre në hapësira të hapur...

Në territorin e vendit janë regjistruar 27 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 13 janë shuar, 11 janë aktive, ndërsa 3 janë vënë nën kontroll, thuhet në raportin e fundit të Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Zjarre ende ka në Komunën e Studeniçanit, te fshatrat Morane dhe Vërtekicë, si dhe te Ramni Gaber. Në Komunën e Zelenikovës, zjarre ka në fshatrat Dobrino dhe Tisovicë, ku është përfshirë edhe pyll me dushk.
Zjarre ka edhe në Komunën e Sarajit, Makedonski Brodit, Jegunovcës, ndërsa një zjarr është regjistruar edhe në rajonin e Prilepit. Në Komunën e Gostivarit zjarr ka te fshati Gjonovicë, në Komunën e Jegunovcës, ndërsa në Komunën e Tetovës zjarr ka te fshati Falishte. Te fshati Orllancë, në Shkup, është përfshirë një deponi.
