Maqedoni
Mucunski dhe Macinka sot në takim dypalësh në Ohër
19.08.2026 09:51
Ministri çek i Punëve të Jashtme, Petr Macinka, është për vizitë dyditore në vend.....

Ministri çek i Punëve të Jashtme, Petr Macinka, është për vizitë dyditore në vend.
Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sot dhe nesër në Ohër do të zhvillohet takimi dypalësh Mucunski-Macinka, ndërsa është paraparë edhe një takim plenar ndërmjet delegacioneve zyrtare të dy ministrive.
Pas takimeve pritet të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për media.
