Maqedoni
Komuna e Butelit, linjë e re e autobusit me numër 37
19.08.2026 12:42
Nga 1 shtatori, linja e autobusit „37“ rikthehet në rrugët e Shkupit...

Ndërmarrja Publike Transportuese-Shkup ka vendosur në funksion një linjë të re të autobusit me të cilën lidhjen lagja e Radishanit me lagjen Karposh tre.
Linja e re e autobusit do të qarkullojë me numrin 37, ndërsa sipas njoftimit të Komunës së Butelit, autobusët do të nisen nga Radishani dhe nëpërmjet bulevardit “Sllovenia”, do të përfundojë te qendra tregtare City Mall në Karposh dhe anasjelltas.
Linja e re synon të përmirësojë lidhjen e kësaj komune me pjesët e tjera të Shkupit dhe të lehtësojë transportin publik për qytetarët, thonë nga komuna e Butelit.
