Maqedoni
Ministri Ademi do të takohet me drejtorët e tre instituteve shqiptare të historisë
17.06.2015 11:07
Drejtorët e tre instituteve shqiptare, të Tiranës - Akademik Beqir Meta, QSA - Instituti i Historisë, të Prishtinës Prof.dr.Sabit Syla...

Drejtorët e tre instituteve shqiptare, të Tiranës - Akademik Beqir Meta, QSA - Instituti i Historisë, të Prishtinës Prof.dr.Sabit Syla, Instituti i Historisë "Ali Hadri" dhe ai Shkupit Dr.Skender Asani, ITSHKSH, sot do të takohen me ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.
Qëllimi i takimit është bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta shkencore (konferencat, botimet), dhe mbështetja e tyre institucionale.
Takimi do të mbahet në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të - Shkup./mia
