Maqedoni

Tribunë, shënohet Dita Botërore e Humanizmit

19.08.2026 13:59

Kryqi i Kuq së bashku me Unioni i grave të VMRO-DPMNE-së, shënuan Ditën Botërore të Humanizmit...

Kryqi i Kuq së bashku me Unioni i grave të VMRO-DPMNE-së, shënuan Ditën Botërore të Humanizmit, me mesazhe për solidaritet, ndihmë dhe përkushtim. Me këtë rast u theksua rëndësia e punonjësve humanitarë dhe misioni i tyre në shpëtimin e jetëve duku kujtuar rrezikun me të cilin ata përballen dhe humbjen e jetëve. Me këtë rast u tha se nevojitet ngritje e ndërgjegjësimit për atë se sa shumë mund të kontribuojë secili individ në shoqëri.
 
“Ajo që po ndodh në nivel global, veçanërisht në disa vende si në Sudan, Kongoja, Ukraina, Gaza, tregon se vetëm gjatë dy viteve te fundit 1010 punonjës humanitarë kanë humbur jetën në misionet e tyre, mision i cili ka një qëllim krejtësisht tjetër, të shpëtojë jetë njerëzore, të shpëtojë ata njerëz që vuajnë në një mënyrë ose tjetër.”, u shpreh sekretaresha e Kryqit të Kuq në qytetin e Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska.
 
“Çdo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme të veprojmë në drejtimin të ngritjes së vetëdijes për atë se sa shumë mund të kontribuojë secili prej nesh. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua që Unioni i Grave të na japë një dimension tjetër, pikërisht që të funksionojë si organizatë politike duke pasur mision politik për të marrë pjesë në zgjedhjet politike në vendet e punës me përgjegjësi të lartë, por njëkohësisht ta forcojmë misionin tonë humanitarë. Prandaj në një varg aktivitetesh që i kemi treguar, të arrijmë një nivel ose shkallë më të lartë të kujdesit në çdo segment.”, u shpreh kryetarja e Unionit të Grave pranë VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
 
Mesazhi i aktivitetit ishte humanizmi, solidariteti dhe respektimi i parimeve humanitare duhet të jenë përgjegjësi e përbashkët e të gjithë shoqërisë.
 
FLORIJE KAMBERI