Maqedoni

QMK dhe DMSh: Gajtë 24 orëve 37 zjarre, tre prej tyre ende aktiv

19.08.2026 14:14

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në ambiente të hapura ndërsa tre prej tyre ende janë aktive...

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në ambiente të hapura ndërsa tre prej tyre ende janë aktive, një është nën kontroll dhe pjesa tjetër janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Nga zjarret aktive, pyll i përzier po digjet në Komunën e Studeniçanit, në rajonin e fshatrave Moranë, Vërtekicë dhe Gaber. Bimësi e ulët, pyll i ulët dhe shkurre po digjen në Komunën e Makedonski Brodit, në vendin e quajtur “Vidush”, pranë fshatit Dragov Dol dhe pranë fshatit Lokvicë. Zjarri i tretë aktiv është në territorin e Komunës së Prilepit, në rajonin e fshatit Çanishte. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov, informoi se fshati Çanishte është i sigurt dhe aktualisht nuk ka rrezik që zjarri të rrezikojë vendbanimin. 
 
“Fshati Çanishtë tanimë është i sigurt. Vija e zjarrit po lëviz në drejtim të Mariovës, pra drejt Krushevicës, dhe ekipet në terren vazhdojnë luftën për ta vënë nën kontroll. Unë jam optimist se së paku këtë vijë sot do ta shuajmë, me katër Pinzgauer e DMSH, ekipet e zjarrfikësve të Drejtorisë dhe zjarrfikësit nga Prilepi janë të angazhuar në shuarjen e zjarrit. Po ashtu ka tre manastire të cilat janë të sigurta. Në këto momente aktiv është edhe zjarri në afërsi të fshatit Studeniçan, po ashtu ka edhe një zjarr tjetër aktiv në Makedonski Brod. Po ashtu dua ti lus qytetarët që të kenë kujdes, se po na ndodhin kështu  lloj zjarresh në ambient të hapur që është një katastrofë e vërtet.”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.
 
Ai gjithashtu informoi se tre manastiret pranë zjarrit janë siguruar dhe se po merren masa në zonën e tyre me djegie të kontrolluar dhe krijimin e kryqëzimeve mbrojtëse. Po ashtu me komunikata për zjarret kanë dalë edhe nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, ku thonë se tre zjarre janë aktive. Sipas Qendrës për menaxhim me kriza zjarrfikësit tanimë kanë shuar zjarret në Vinicë, Koçan, Likovë, Kratovë, Nagoriçin e Vjetër, Rankovcë, Brvenicë, Tetovë, Jegunovcë dhe Saraj. 
 
FITIM KRYEZIU