Maqedoni

Gjevgjeli, i punësuari në bankë vjedh 144 mijë euro

19.08.2026 15:19

Një person i punësuar në një bankë në Gjevgjeli dyshohet se ka përvetësuar 144 mijë euro.....

Një person i punësuar në një bankë në Gjevgjeli dyshohet se nga llogaria e dy klientëve ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme 144 mijë euro.
 
Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për personin me iniciale K.K. (52 vjeç) nga Gjevgjelia, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal për veprën penale “shpërdorim detyre”. 
 
“Në periudhën nga 7 nëntori 2025 deri me 3 mars 2026, i kallëzuari, si bashkëpunëtor profesional në një filial banke në Gjevgjeli, në 13 raste ka përvetësuar 4 milion e 920 mijë denarë dhe 63 mijë e 350 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.