Eurointegrimi i vendit, Mucunski: Jo negociata që prekin interesat kombëtare
19.08.2026 15:46
Ministri i jashtëm Timço Mucunski me qëndrim tashmë të njohur se sa i përket procesit eurointegrues...

Ministri i jashtëm Timço Mucunski me qëndrim tashmë të njohur se sa i përket procesit eurointegrues, nuk ka hapësirë për negociata që shkelin të drejtat kombëtare maqedonase. Edhe në takim me homolgun e tij çek në Ohër, Petër Macinka, Mucunski tha se dialogu me Brukselin dhe Sofjen ekziston që nga fillimi i kësaj qeverie ndërkaq bisedat destinohen në gjetjen e zgjidhjes nën vijat e kuqe të shtetit. Procesi eurointegrues kërkon të jetë kredibil dhe i parashikueshëm e jo nën diktat bilateral.
“Ne për çështje të lidhura me historinë, gjuhën, identitetin dhe kulturën, nuk jemi të gatshëm që të negocionojmë sepse vlerësojmë se kjo shkel të drejtat tona, për më tepër edhe të drejtat themelore të njeriut, si njerëz, si qytetarët të këtij vendi, por gjithashtu sepse vlerësojmë se çështjet e kësaj natyre nuk janë vlerë evropiane apo edhe kusht, por janë të drejta sovrane të çdo shteti... Për ne integrimi evropian mbetet përcaktim strategjik. Jemi të gatshëm ta mbrojmë punën tonë, t’i realizojmë reformat dhe implementojmë standardet evropiane. Por njëkohësisht jemi të qartë se procesi duhet të jetë i besueshëm dhe i parashikueshëm.”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
Macinka: Zgjidhja ekziston tek konkluzat e vitit 2022
Ndërkohë ministri i jashtëm çek Macinka thotë se mosmarrëveshja ndërfqinjësore kërkon angazhim dypalësh, duke shtuar po ashtu se çështja e ka qendrën e zgjidhje së konkluzat e Këshillit para 4 viteve. Njëherit përkujton edhe faktin se zgjidhjet në BE bëhen sipas konsensusit.
“Tashmë nuk është çështje bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë por e bazuar në konkluzat e Këshillit Evropian nga vitit 2022. Kjo ka kaluar në çështje multilaterale dhe nuk është më çështje mes dy vendeve por i të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian. Besoj se edhe nga ana e Bashkimit Evropian e di se ekziston interesim i madh për zgjerim dhe është në interes i Bashkimit Evropian që këto pengesa të mënjanohen.”, ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, Petër Macinka.
Në takim pos çështjeve politike dhe eurointegruese, vëmendje kanë marrë edhe shkëmbimi ekonomik, investimet dhe përforcimi i partneritetit mes RMV-së dhe Çekisë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
