Botë
OBSH: Virusi MERS në Kore, thirrje për zgjim
17.06.2015 11:40
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se shpërthimi në Korenë e Jugut i Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme...

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se shpërthimi në Korenë e Jugut i Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme, i njohur si virusi MERS, është “thirrje për zgjim” dhe u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të jenë më vigjilente.
Paralajmërimi vjen pasi Koreja e Jugut ka raportouar vdekjen e 20-të nga ky virus.
“Shpërthimi vërtet duhet të shërbejë si thirrje zgjimi për të gjitha vendet”, ka thënë ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Keiji Fukuda.
Shpërthimi në Korenë e Jugut është më i madhi jashtë Lindjes së Mesme, ku MERS-i është zbuluar.
MERS ka nisur të përhapet atje muajin e kaluar, kur një shtetas jugkorean është infektuar gjatë një udhëtimi zyrtar në Arabinë Saudite dhe e ka sjellë atë në shtëpi.
Për virusin MERS nuk ka ende vaksinë./evropaelire
