Maqedoni

Sistemi “Qyteti i Sigurt”, gjoba për shkeljet u jepen shoferëve të huaj në kufi

20.08.2026 13:50

Në pikën kufitare Tabanoc, gjatë daljes nga shteti, drejtuesit e këtyre automjeteve...

Në pikën kufitare Tabanoc, gjatë daljes nga shteti, drejtuesit e këtyre automjeteve informohen për shkeljen e evidentuar dhe u dorëzohet procesverbali, si dhe urdhërpagesa për kundërvajtje.
 
Nga dje ka filluar zbatimi i mekanizmit të ri për trajtimin e drejtuesve të automjeteve me targa të huaja, tek të cilat sistemi “Qyteti i Sigurt” ka evidentuar më herët një shkelje të trafikut në territorin e Maqedonisë.
 
Në pikën kufitare Tabanoc, gjatë daljes nga shteti, drejtuesit e këtyre automjeteve njoftohen për shkeljen e regjistruar dhe u jepet procesverbali, si dhe urdhërpagesa për kundërvajtje. Gjoba mund të paguhet në përputhje me procedurën e përcaktuar me ligj.
 
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se numri i shtuar i automjeteve në pikën kufitare është për shkak se dje ishte dita e parë e zbatimit të këtij mekanizmi, ku janë përfshirë edhe shkeljet e evidentuara më parë. Zbatimi i sistemit “Qyteti i Sigurt” gradualisht do të zgjerohet edhe në pikat e tjera kufitare të vendit.
 
“Para disa muajsh njoftuam se sistemi inteligjent “Safe City”, qyteti i sigurt, të cilin e kemi implementuar për qytetarët e vendit, nuk mund t’i evidentonte shkeljet e kryera nga shtetasit e huaj. Gjatë ditës së djeshme filluam  me dërgimin e gjobave për shkeljet e kryera nga shtetasit e huaj, konkretisht në pikën kufitare Tabanoc. Kjo është një përmbyllje e një sistemi “Safe City” jodiskriminues, të paanshëm dhe funksional, i cili duhet të përmbushë qëllimin për të cilin është implementuar, shpëtimin e një jete njerëzore”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.