Futboll

LPFM: Orar i pazakontë për javën e katërt në LPFM, derbit kryesore zhvillohen të hënën

20.08.2026 13:25

Futbollistët e elitës së futbollit maqedonas...

Futbollistët e elitës së futbollit maqedonas, nga nesër deri të hënën, do t’i zhvillojnë ndeshjet e javës së katërt. Jemi mësuar që ndeshjet e Ligës së Parë t’i ndjekim në disa ditë, madje edhe me nga dy ndeshje në një ditë.
 
Por, disi e pazakontë është që ndeshjet derbi të zhvillohen në të njëjtën ditë, me vetëm dy orë diferencë. I tillë është rasti në këtë javë.
 
Kjo xhiro sjell përballjet e katër pretendentëve për renditjen më të lartë, përkatësisht për titullin kampion. Të parët në fushë do të zbresin Shkupi dhe Tikveshi, të cilët ndeshjen do ta zhvillojnë të premten në orën 17:00, në kompleksin e FFM-së.
 
Po atë ditë, dy orë më vonë, në Shtip, Bregallnica do ta presë Bashkimin. Të shtunën do të zhvillohet vetëm një ndeshje. Në orën 16:30, Shkëndija e Haraçinës do të përballet me Arsimin.
 
E pazakontë për LPFM-në, kjo e diel është rezervuar për pushim, pasi nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje e javës së katërt. Kështu, të hënën, në stadiumin “Todor Proeski”, fillimisht në orën 17:00 do të luajnë kampioni aktual Vardari dhe Sileksi i Kratovës.
 
Ndërsa në orën 19:00 është planifikuar fillimi i derbit të dytë. Ai do të zhvillohet në fushën pranë FFM-së, ku Shkëndija e Tetovës do të presë Struga Trim & Lum.