Forlmula 1

Formula 1: Verstappen mbetet te Red Bull deri në vitin 2030

20.08.2026 14:00

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen...

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, i ka dhënë fund spekulimeve disa mujore për të ardhmen e tij, duke nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Red Bull.
 
Piloti holandez i ka premtuar besnikëri skuadrës nga Milton Keynes deri në fund të sezonit 2030, ndërsa konfirmimi zyrtar erdhi para garës së tij të shtëpisë, Çmimit të Madh të Holandës, në pistën e Zandvoortit.
 
Holandezi Verstappen iu bashkua Red Bull Junior Team në vitin 2014 dhe debutoi me këtë skuadër në Formula 1 në vitin 2016, duke arritur menjëherë të ngjitet në podium.
 
Max Verstappen, në timonin e Red Bull-it, ka siguruar katër tituj kampion bote në klasifikimin e pilotëve dhe dy tituj për konstruktorë, falë 71 fitoreve në Çmimet e Mëdha.