Futboll
Infantino-s i kthen shpinën edhe zëvendësi i tij në FIFA
20.08.2026 14:45
Presidenti i Federatës Hungareze të Futbollit dhe zëvendëspresidenti i FIFA-s...

Presidenti i Federatës Hungareze të Futbollit dhe zëvendëspresidenti i FIFA-s (një nga tetë në total), Sandor Csanyi, ka njoftuar me anë të një letre vullnetin për tërheqjen e mbështetjes ndaj presidentit të qeverisë së futbollit botëror, Gianni Infantino.
Kreu i FIFA-s prej muajsh është në qendër të polemikave. Kulmi arriti me projektin e dështuar për të shitur kuota të Kupës së Botës tek investitorët privatë.
“Kam humbur besimin së fundi te numri 1 i FIFA-s, – shkruan Csanyi në letrën drejtuar Infantino-s, – për shkak të vendimeve që duken më shumë interesa politikë se sa futbollistikë. Pika që derdhi gotën ishte largimi i papritur nga puna i Kevin Lamour, drejtor operativ i Federatës botërore”.
