Maqedoni

Qendra për Menaxhim me Kriza: 8 zjarre aktive, 4 janë shuar

20.08.2026 15:02

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 13:00...

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 13:00 janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tetë janë ende aktive dhe katër janë shuar plotësisht.
 
Nga QMK informojnë se kamerat inteligjente të Qendrës për Menaxhim me Kriza kanë detektuar në kohë një zjarr në territorin e fshatit Nikushtak, në Komunën e Likovës.
 
Pas alarmit, janë njoftuar menjëherë Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe “Pyjet Kombëtare” – Kumanovë, për ndërhyrje në terren.
 
Nga QMK thonë se sistemi mundëson monitorimin e zjarrit në kohë reale dhe ndihmon në koordinimin e resurseve, si dhe në përcaktimin e drejtimit të përhapjes së zjarrit deri në lokalizimin dhe shuarjen e tij.
 
“Përmes sistemit për detektimin e hershëm të zjarreve pyjore me kamera inteligjente, të instaluar në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në kohë është detektuar një zjarr në territorin e fsh. Nikushtak, Komuna e Likovës. Pas detektimit të zjarrit, menjëherë janë njoftuar Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe Ndërmarrja Publike „Pyjet Kombëtare“ – Kumanovë, me qëllim ndërmarrjen e masave përkatëse dhe intervenimin në terren. Sistemi për detektimin e hershëm u mundëson operatorëve në Sektorin për Operacione dhe Koordinim pranë QMK-së të kontrollojnë dhe drejtojnë kamerën, duke mundësuar që gjendja me zjarrin të monitorohet vazhdimisht në mënyrë vizuale dhe në kohë reale. Në këtë mënyrë, paralelisht me monitorimin e zjarrit, mundësohet edhe koordinimi dhe drejtimi në kohë i resurseve në dispozicion në terren, si dhe përcaktimi i drejtimit të përhapjes së zjarrit, deri në lokalizimin dhe shuarjen e plotë të tij”, shkroi Muhamed Ali, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.
 
Nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim theksojnë se po punojnë në shuarjen e zjarreve.
 
“Në fshatin Mojne dhe Orle kanë punuar me buldozherë kundër shpërthimeve të zjarreve  .Ato u bënë kundër pengesa ndaj  zjarrit që zjarri të mos kalonte në shuë pjesë  por  edhe nëse kalon, zjarrfikësit nga Manastiri janë këtu. E kemi vënë këtë zjarr nën kontroll të plotë në disa faza dhe po kthehet përsëri. Në thelb, doli që ne vetëm po e ngadalësojmë, domethënë, bimësia që arritëm të shpëtonim digjej për disa orë më pas. Terreni është shumë specifik. Në disa vende, jemi të sigurt se pyjet po digjen për hakmarrje, siç është rasti në Makedonski Brod , ku kemi një person në paraburgim i cili, pas tetë ditësh u lirua,  dhe me shumë  gjasa  ka ndezur përsëri zjarr. Të paktën, këto janë dyshimet”, deklaroi Stojance Angellov nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
 
Nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim apelojnë qytetarët për kujdes të shtuar në këtë periudhe të nxehtë dhe të lajmërojnë në numrin 112 për  cdo zjarr  që të marrin masa në kohë për shuarjen e tyre.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI