Maqedoni

MF dhe ESHR, nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit

20.08.2026 15:20

Dy institucionet kyçe për ruajtjen e parave të qytetarëve...

Dy institucionet kyçe për ruajtjen e parave të qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave finaciare të BE-së, Minsitria e Financave dhe Enti Shtetërorë i Revizionit, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
 
Me këtë memoranduam dy institucionet zotohen për angazhim të përbashkët në pengimin dhe zbulimin e parregullsive mashtrimeve dhe veprimeve korruptive. 
 
“Nënshrimi i memoradumit për bashkëpunim me entin shtetërorë të revizionit e rrit partneritetin që i lidh kapacitetet e ekspertëve, ato teknike dhe analitike të dy intitucioneve kyçe në mbrojtjen e parave të qytetarëve dhe krijon bazë më të fuqishme institucionale për veprim të përbashkët në pengimin dhe zbulimin e parregullsive, mashtrimeve dhe veprimeve korruptive. Memorandumi është pjesë e aktiviteteve të parapara me planit aksioanl për implementimin e strategjisë nacionale për luftë kundër mashtrimeve dhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi misnitrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska. 
 
“Ky dokument e definon korrnizën e veprimit të përbashkët me qëllim të nxitjes së informimit të sferave të interesit të përbashkët, ndërtimin e lidhjeve më të fuqishme të veprimit, sigurimin e qasjes deri te shkëmbimi i njohurive, përvojës dhe të dhënave. Korniza akademike dhe profesionale e këtij memorandumi është fuqishëm e bazuar në procesin e qasjes së shtetit tonë drejt BE-së”, u shpreh Maksim Acevski nga Revizori kryesor shtetëror. 
 
Dy zyrtarët shtetërorë, njëherit theksuan se ky bashkëpunim ka rëndësi direkte edhe për procesion euro integrues të vendit, pasi shkëmbimi i informacioneve dhe koordinimi në bazë të kapitullit 32 që ka të bëjë me kontrollin financiarë, janë tejet të rëndësishme për avacimin e reformave në bazë të rekomandimeve të Komisionit Evropian. 
 
ABIBE QAILI