Maqedoni

Këshilli i ambasadorëve rikthehet me fokus, te integrimi evropian dhe diplomacia ekonomike

20.08.2026 15:38

Për herë të parë që nga viti 2019, Këshilli Ambasadorial do të mbahet përsëri...

Për herë të parë që nga viti 2019, Këshilli Ambasadorial do të mbahet përsëri në vendin tonë me praninë fizike të krerëve të misioneve diplomatike dhe konsullore për koordinim të drejtpërdrejtë, substancial dhe strategjik.
 
Sipas numrit një të diplomacisë Maqedonase Timço Mucunski, fokusi i këshillit do të jetë axhenda evropiane dhe euroatlantike, ndryshimet gjeopolitike dhe të sigurisë, stabiliteti  rajonal, qëndrueshmëria institucionale, diplomacia ekonomike dhe puna konsullore.
 
Mucunski edhe njëher ka ripërsërit se qëndrimin e Qeverisë për Integrimin Europian të vendit akoma është një nga prioritetet tona strategjike, dhe se rrjeti jonë i diplomacisë ka për obligim që në mënyrë të qartë, dhe të argumentuar ti paraqes pozicionet e palës maqedonase dhe rezultatet e reformave të cilat janë realizuar deri më tani përpara partnerëve tanë diplomatik.
 
“Nga këndvështrimi ynë, ne kemi caktuar tre prioritete kryesore edhe atë: Mbrojtja e interesave tona nacionale, e dyta shfrytëzimi i potencialit i misioneve diplomatike dhe konsullore në pjesën e diplomacisë ekonomike, dhe stimulimin e tregtisë, respektivishtë komponenta e eksportit të ekonomisë sonë, dhe e treta mbrojtja e interesave të qytetarëve tanë jashtë kufize të vendit, pa marë parasyshë a janë maqedonas që jetojnë jashtë kufive të vendit,apo atyre që udhëtojnë që qështje të tyre”, deklaroi ministri i punëve të jashtme Timço Muncunski.
 
Në këshillim e Ambasadorëve, në njërën prej sesioneve merr pjes edhe Kryeministri i vendit Hristijan Mickovski, i cili para fillimit të takimit tregoi besimin e tij se politika e jashtme dhe e brendshme janë të harmonizuara dhe se dihen qartë prioritetet dhe qasjen që duhet ta kemi si vend para partnerëve të huaj. 
 
“Ajo që është përcaktim strategjik e Ministrisë së Punëve të Jashtme është edhe përcaktim strategjik I Qeverisë, dhe këtu nuk duhet të ketë askush asnjë dilem, dhe të gjithë këtë që e tha Ministri Mucunski janë politika të korrdinuara me Qeverinë, dhe një pjes të porosive të mija para ambasadorëve janë këto shtyllat të cilat I tha Ministri”, u shpreh kryeministri i vendit Hristijan Mickovski. 
 
Pjesë të diskutimit të sajë kishte edhe Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova, si dhe Ministri Çek Petar Macenka. Një pjesë e konsiderueshme e këshillit i’u kushtua edhe modernizimit dhe dixhitalizimit të shërbimeve konsullore, koordinimit më të mirë institucional dhe komunikimit më të ngushtë me diasporën.
 
FITIM KRYEZIU