Maqedoni

Transportuesit publikë në Strugë, paralajmërojnë bojkot për shkak të borxhit

20.08.2026 15:56

Shoferët e transportit publik paralajmërojnë bojkot për shkak të mospagesës...

Shoferët e transportit publik paralajmërojnë bojkot për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Strugës. Sipas kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, bëhet fjalë për një borxh të vjetër, ndërsa komuna po bën përpjekje për të sistemuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje.
 
“Shoferët e transportit publik kërkojnë që Komuna t’ua paguajë borxhin shumëvjeçar për transportin e nxënësve. Borxhi për të cilin flasim arrin në 3.432.000 denarë, rreth 55.000 euro, vetëm për transportin e nxënësve në shkollat fillore. Pra, flasim për një borxh që është akumuluar ndër vite dhe që nuk ka të bëjë aspak me menaxhimin tetëmujor. Për më tepër, flasim për një borxh që nuk është i Komunës, por i shkollave”, deklaroi kryetari i komunës së Strugës, Mendi Qyra.
 
Qyra theksoi se për këtë çështje është zhvilluar edhe një takim me shoferët dhe përfaqësuesit e transportit publik. Sipas tij, palët kanë diskutuar për obligimet e mbetura dhe mënyrën se si mund të tejkalohet situata.
 
“Unë u premtova transportuesve se borxhi do të paguhet dhe se do të bëhet rritja e çmimit sipas parametrave që i parasheh ligji”, u shpreh Qyra.
 
Ndërkohë, qe qytetaret presin që zotimet e dhëna nga Komuna të konkretizohen, në mënyrë që të shmanget bojkoti dhe transporti i nxënësve të vazhdojë pa ndërprerje.
 
FITORE ISTREFI