Eurointegrimet, Mickovski: Dialog po, por vijat e kuqe mbeten

20.08.2026 16:02

Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të pranoj zgjidhje...

Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të pranoj zgjidhje të qëndrueshme në kuadër të vijave të kuqe të cilat I ka vendosur, dhe Qeveri këtë qëndrim nuk do ta ndryshon, tha mes tjerash Kryeministri I vendit Hristijan Mickovski.
 
Ai poashtu thekësoi se është I gatshëm të bisedoj edhe me opozitën, por edhe me palën Bullgare, por nuk është I interesuar të bisedoj përderisa nuk ka qëndrime të përafërta.  
 
“Politika e ka thelbin tek bisedimet, dhe unë jamë prej atyre politikanëve që dëshiroj të bisedoj derisa të zgjidhet një çështje, ne do të vazhdojmë të bisedojmë, por poashtu qartë e dimë se deri ku janë vijat e kuqe, dhe në kuadër të këtyre vijave të kuqe do të mundohemi ta gjejmë zgjidhjen. Të drejtat e të gjitha etniteteve janë të garantuar në kushtetutë, por cka po bëjmë me maqedonasit në Bullgari. Unë jamë i gatshëm të bisedoj me Kryeministrin Bullgar Radev, por takim vetëm sa për të thënë takim, por mos të ketë efekt nuk preferoj”, deklaroi kryeministri I vendit Hristijan Mickovski.  
 
Por nga opozita kanë akuzuar se Qeveria, edhe pas tre viteve nuk ka bërrë asgjë për eurointegrim e vendit tonë, dhe këtë e dëshmojnë më së miri raportet e progresit të BE-së, ku thonë se nuk ka asnjë përparim në reformat e vendit.
 
“Kemi raportin më të dobët nga BE, nuk ka sundim të ligjit, nuk ka reforma në sundimin e ligjit, nuk ka liri për mediat, dhe me hapat e ardhëshëm kjo hapësir do të goditet edhe më shumë, ndërsa Kryeministri Mickovski vazhdon ti drejtohet qytetarëve me përqeshje”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Nga ana tjetër përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje në mes palës Bullgare dhe asaj Maqedonase po vazhdojnë, dhe se pasi të shihet që ka një avansim të thekësuar në këto bisedime, mund të ketë takim edhe të niveleve më të larta të të dyja vendeve.
 
FITIM KRYEZIU