Maqedoni
Mickoski, vendi po përballet mirë me zjarret
21.08.2026 15:24
Zjarri ka përfshirë të gjithë Europën, por vendi po përballet...

Zjarri ka përfshirë të gjithë Europën, por vendi po përballet miri thot Kryeministri Hristijan Mickovski. Ky I fundit poashtu thekësoi se tre avionët "ajror traktor" u servisuan në kohë këtë vit, dhe në muajin maj ishin të gatshëm të intervenojnë.
“Në qershor të vitit 2024, të tre avionët, ose të njohur në publik si "ajror traktorë", u ndaluan pa u bërë riparimet e duhura në kohë. Këtë vit, riparimet e këtyre tre avionëve u kryen dhe përfunduan dhe ata ishin në pistë në maj. Pra, ata ishin plotësisht të përgatitur për të ndërhyrë aty ku ka krizë. Vitin e kaluar, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave, automjete të caktuara ushtarake të njohura si "pinzgauer", "hermine" dhe "BTR" ishin të pajisura me rezervuarë uji dhe mund të përdoren për të shuar zjarret. Poashtu theksoi se këtë vit, 300 vullnetarë u punësuan në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim me kontrata pune me afat të caktuar”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickovski.
DMSH dhe QMK, zjarrëfikësit penguan përhapjen e zjarrit në vendbanime
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi se fshatrat Lopaticë, Podmolje dhe Bonçe tanimë janë të sigurta, pasi zjarrfikësit dhe ekipet vullnetare arritën të ndalonin përhapjen e zjarrit gjatë natës.
“Një natë të vështirë kanë pasur zjarfikësit e Prilepit, por edhe vullnetarët e angazhuar nga Manastiri, dhe të gjithë ne që ishin në fshin Llopaticë që mbrëmë ishin seriozishtë të rrezikuara. Vija e zjarrit tërësishtë është shuar, dhe për momentin është aktiv vetëm një pjesë e vogël”, u hspreh drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.
Ndërsa nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, kanë bërrë të ditur se deri në orën 13:00 të ditës së premte janë regjistruar gjithsej dhjetë zjarre, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll dhe tre janë shuar.
Nga kjo Qendër poashtu bëjnë të ditur se zjarret janë aktualisht aktive në komunën e Prilepit, në komunën e Studeniçanit në segmentin midis fshatit Moran, në komunën e Makedonski Brod, në komunën e Kërçovës, në komunën e Likovës, në zonën e fshatit Nikushtak, dhe në komunën e Krushevës.
FITIM KRYEZIU
