Maqedoni
Ethet e Nilit Perëndimor: 43 raste, dy raste të reja në Qendër, një në Çair, një në Aerpdrom
21.08.2026 15:41
Epidemia me Ethet e Nilit Perëndimor rregjistorn gjithsej 43 persona...

Epidemia me Ethet e Nilit Perëndimor rregjistorn gjithsej 43 persona ndërsa janë evidentuar dy raste të reja në Qendër, një në Çair dhe një në Aerodrom. Virus për herë të parë është vërtetuar edhe tek një shpend i ngordhur, tha ministri i shëndetësisë, Klekovski.
Shtoi se aktualisht po punohet me 34 zona me rrezik, prej të cilave 13 janë me rrezik të lartë. Klekovski njëheri njfoti se se kishte zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të Shkupit dhe të Rajonit të Shkupit për identifikimin e zonave me rrezik të lartë për ethet e Nilit Perëndimor. Ministri i resorit apelon te qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve.
“Një pjesë e këtyre vendeve me rrezik po trajtohen. E dini se që nga pres konferenca e fundit e para dy ditëve, Draçevë dhe kanalet e Gazi Babës vetëm se ishin trajtuar. Në vijim janë tretmanet edhe në rajone të tjera. Të gjitha komunat kanë marrë detyrë që ta vërtetojnë situatën nga terreni. Për shembull lumi i Treskës nëse nuk ka ujë, nuk është rrezik, por nëse paraqitet rrezik komuna e Sarajit ka marrë përsipër që ta vërtetoje situatën nga terreni. Nëse kriijohen vende me rrezik të lartë ne në ato vende do të organizojmë spërkatje”, deklaroi ministri i shëndetësisë Sashko Klekovski.
Nga Instituti i Shëndetit Puvlik sigurojnë se spërkatja kundër mushkonjave kryhet me preparate të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe se ato nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe spërkatja bëhet në kohën optimale.
“Materiali është i garantuar, me cilësi. Është prodhim gjerman dhe nuk ka asnjë dyshim. Në raport me fillimi e dezinsektimin tokësor, ne në orët e mbrëmjes ne bëjmë tretjem, mbushim automjetet, me mbikqyrje të qytetit të Shkupit, pra këtë vetë nuk e bëjmë në asnëj mënyrë dhe gjithçka realizohet sipas plani dhe marrëveshjes që e kemi me qytetin e Shkupit”, u shpreh Nikolina Sokolovska nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në këtë pres konferencë ministri Klekovski njoftoi gjthashtu se Qendra për shëndet publik në Tetovë vendosi që ta ndërpresë gjendjen e epidemsë në Gostivar. Sipas të dhënave të tyre epidemiologjike nuk ka më raste me probleme barku që lidhne me ujin për pije.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
