Mickoski në Pustec, festivali maqedonas pa himnin shtetëror
21.08.2026 16:26
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka realizuar...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka realizuar një dit më parë një vizitë në komunën e Pustecit në Shqipërisë, ku ishte ftuar të ndiqte një festival me këngë folklorike maqedonase, që ishte organizuar nga shoqata VMRO-Shqipëri.
Por festivali ka nisur vetëm himnin maqedonas, duke anashkaluar himnin shtetëror, gjë që kishte ndodhur edhe një vit më parë në po të njëjtin festival. Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, sqaroi se ky aktivitet nuk u organizua nga komuna por nga shoqata "VMRO Shqipëri" me kryetar ish-kryetarin e kësaj komune, Edmond Themelko. Kolefski dekalroi se i vjen keq për incidentin dhe sipas tij këtë nuk e ka pritur mirë as kryemisnitri Mickoski.
Kolefski: U organizua nga VMRO
“Para se të zhvillohet ky aktivitet unë kam kërkuar nga organizatorët, konkretisht nga kryetari I shoqatës VMRO-SHqipëri, kam kërkaur programin zyrtar ku më kanë thënë se kanë këngë dhe valle tradicionale maqedonase dhe do të hapet me himnin maqedonas. Ju kam thënë ja kam kërkuar në momentin që do të ekzekutohet himni maqedonas, do jetë patjetër edhe himni shqiptar. Dhe kërkoj ndjesë vërtetë pavarësisht se nuk më takon mua, sepse nuk kam qenë organizatorë, ose bashkia nuk ka qenë organizatore e këtij eventi. Ne kemi qenë të ftuar në këtë event megjithate kërkoj ndjesë. Edhe kryemisnitri maqedonas nuk e priti mire këtë. Unë kam folur me kryemisnitrin sepse ishte shum I shqetësuar në ato momente, sepse edhe unë u ndjeva shum keq”, deklaroi kryetari i komunës së Pustecit, Pali Kolefski.
Mickoski, ruajtja e identitetit urë miqësie RMV-Shqipëri
Në festival mori fjalën edhe kryeministri Mickoski, sipas të cilit ruajtja e identiteti dhe gjuhës duhet të shihet si urë miqësie mes Maqedonsië së Veriut dhe Shqipërisë, në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Dua tu them diçka shum qartë, maqedonasit jashtë kufijve të Maqedonisë, nuk duhet të jenë temë vetëm gjatë festive dhe fesivaleve, kujdesi për gjuhën, kulturën e tyre dhe lidhjet me atdheun duhet të jenë politikë shtetërore e qëndrueshme”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
MPJ e Shqipërisë, respekti për simbolet themel i fqinjësisë së mirë
Ndërkohë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas mos intonimit të himnit shtetëror në Pustec, duke theksuar se mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e mirësjelljes dhe protokollit, pasi ka pasur prezencë të përfaqësuesve të lartë si kryeministri I Maqedonisë së Veriut dhe të zgjedhurit vendorë.
“MEPJ shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë. Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme”, thuhet në reagimin e Ministrisë së jashtme të Shqipërisë, duke shtuar se respekti për simbolet kombëtare është gjithashtu themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona.
VLORA LATIFI TOPOJANI
