Likovë: Shpërthen zjarr në Nikushtak
21.08.2026 16:26
Dje një zjarr i madh ka shpërthyer në territorin e fshatit Nikushtak...

Dje një zjarr i madh ka shpërthyer në territorin e fshatit Nikushtak, respektivisht në afërsi të drejtpërdrejt të këtij fshati duke vënë në rrezik edhe vet fshatin.
Shi për këtë arsye me të gjitha forcat e veta ka reaguar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim me tre Air-Traktor ku mbi sipërfaqet e përfshira nga zjarri kanë hedhur 81 Ton ujë.
Mirëpo për fat të keq edhe pse zjarri ishte i lokalizuar i njejti sërish është aktivizuar dhe me shpejtësi të madhe ka filluar të zgjerohet edhe në drejtim të fshatrave Vishticë e Mateç si dhe në drejtim të Manastirit të Mateçit.
"Zjarri i cili dje shpërtheu në territorin e fshatit Nikushtak të komunës së Likovës, na mobilizojë që menjëher të intervenojmë me tre Air-Traktorë, në fazën fillestare. Gjatë nëntë fluturimeve hedhëm nga 9 Ton Ujë apo gjithësej hedhëm 81 Ton Ujë në sipërfaqet e përfshira me zjarr. Për fat të keq zjarri sërish u aktivizua, filloi të përhapet dhe doli jashtë kontrollit dhe po përhapwj nê drejtim të Manastirit të Mateçit dhe në drejtim të fshatit Mateç. Me qëllim që t'i mbrojmë fshatrat përrrethë do të koncetrojmë një numër të mjaftueshëm njerëzish dhe paisjeve kundër zjarrit për mbrojtjen e fshatrave, sepse bëhet fjalë për fshatra me popullatë të banuar", theksoi mes tjerash, Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të RMV.
Vlen të theksohet se në shuarjen e zjarrit përkrahë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë dalur në ndihmë edhe banorët lokal të fshatrave të lartpërmendur.
FATLUM AQIFI
