Maqedoni
LSDM, Mickoski t'u kërkojë falje familjaravë
21.08.2026 15:58
Kryetari i LSDM dhe ish Ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe në kohën e të cilit...

Kryetari i LSDM dhe ish Ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe në kohën e të cilit u instaluan spitalet modulare kërkoi nga kryemisnitri Mickoski dhe VMRO-DPMNE t'i kërkojnë falje familjaravë të viktimave por edhe të gjith qytetarëve pasi siç thonë nga kjo parti, në pesë vitet e kaluara kanë gënjyer dhe manipuluar me publikun.
Filipçe tha se pas tragjedisë në Tetovë ai ka dhënë dorëheqje nga funksioni dhe se për dallim nga atëherë tani kemi epidemi me ethet e Nilit dhe ujë të ndotur në Gostivar për të cilat as një nga pushteti aktual nuk mbart përgjegjësi.
“Unë, pas zjarrit në Tetovë, dhashë dorëheqje si akt moral dhe njerëzor. Sot shohim se, kur ka kaq shumë persona të infektuar nga uji i ndotur në Gostivar, Hristijan Mickoski shkon në ekskursion. Sot përsëri luan me ndjenjat e njerëzve, duke përsëritur disa herë në konferenca për shtyp „të vdekurit e djegur“ e kështu me radhë. Unë këtë nuk do ta bëj, nuk do të bëj krahasime. Nuk do ta bëj sepse jam njeri, kam empati dhe shpreh keqardhje. Mund të krahasoj me raste të tjera, por kjo mjafton për të treguar se çfarë njeriu është Hristijani pa dhembshuri, pa turp, pa keqardhje.Kërkoj që grupi i organizuar kriminal VMRO të kërkojë falje. Jo të më kërkojë mua falje, por grupi kriminal dhe Hristijan Mickoski t’u kërkojnë falje familjeve të viktimave. Sepse prej pesë vitesh luajnë me ndjenjat, emocionet dhe dhimbjen e tyre”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Spitalet modulare, VMRO: Filipçe i mbrojtur për spitalin modular
Por VMRO-DPMNE akuzon se si shef i Prokurorisë për krime te renda, Islam Abazi ka mbrojtur ish-ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, në rastin e spitalit modular në Tetovë. Nga partia thonë se lënda është zvarritur për pesë vite dhe tani është mbyllur pa hetim.
“Lënda mbeti të zinte pluhur në sirtarët e Vilma Ruskovskës dhe Elizabeta Josifovskës nga PSP-ja, që tani, pas 5 vitesh, të mbyllet procesi gjyqësor, pa pasur hetim. Ky është ai gjyqësor dhe prokurori i korruptuar dhe i kalbur, që funksionon nën dirigjimin e LSDM-së dhe BDI-së. Këto spitale nuk janë të regjistruara në kadastër, nuk kanë marrë vendim nga Qeveria për përdorim të përhershëm dhe nuk kanë leje përdorimi sipas rregullores për hapësirën, pajisjet dhe personelin. Për këto çështje ka evidencë në Njësinë e Projektit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe e njëjta i është dorëzuar Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar më 12.12.2023”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Spitalet modulare, VLEN: Nuk mund të jetë fajtor vetëm “kablloja”
Edhe VLEN ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për spitalet modulare, duke kërkuar përgjegjësi për 14 personat që humbën jetën në tragjedinë e vitit 2021. Nga VLEN thonë se mbyllja e rastit dhe përfundimi se përgjegjësia lidhet me “kabllon” përbën dështim institucional dhe kërkojnë hetim të pavarur e drejtësi për viktimat.
"Ali Ahmeti dhe Prokuroria e drejtuar nga Islam Abazi i detyrohen publikut një përgjigje: si është e mundur që pas 14 jetëve të humbura, në fund të dalë se “fajtor” është kablloja?Ky rast rrezikon të mbetet një nga shembujt më të turpshëm të papërgjegjshmërisë institucionale dhe të një drejtësie të kapur.Drejtësia nuk mund të varet nga ndikimi politik, përkatësia partiake apo funksioni i askujt. Kur për një tragjedi me 14 viktima nuk ka përgjegjësi të plotë dhe të paanshme, nuk kemi të bëjmë vetëm me dështimin e një aktakuze, por me një humbje të rëndë të të gjithë sistemit të drejtësisë."-thonë nga Vlen.
FLORIJE BELULI KAMBERI
