Botë

Thaçi, pres të shpallem i pafajshëm më 16 shtator

21.08.2026 16:32

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret të shpallet i pafajshëm...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
 
“Pres lirimin nga çdo akuzë. Nuk kam çka t’u shtojë argumenteve të ekipeve mbrojtëse, si dhe fjalës sime përfundimtare në sallën e gjyqit”, citohet të ketë thënë Thaçi në intervistën me shkrim për TV Dukagjini.
 
Aktgjykimi në rastin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pritet të shpallet më 16 shtator. Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, por edhe drejtuesit politik e institucional presin që gjykata ti hedh poshtë pretendimet e prokurorisë dhe të sjell vendim lirues. 
 
“Ne ende nuk e dimë se cili do të jetë vendimi I Gjykatës Speciale, e unë uroj shum që gjykata ta korigjojë kërkesën e pa drejtë të Prokurisë Speciale”, deklaroi UD Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu.       
                                                                                 
“Populli i Kosovës e pret me shum interesim datën 16 shtator. Mbi bazën e asajë çfar kemi pare deri më tani, nuk ka asnjë arsye,a snjë fakt, asnjë rrethanë, që çon në një vendim tjetër pos vendim lirues”, u shpreh kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. 
 
Por a do të jetë 16 shtatori dita e lirisë së Thaçit, kur e kemi parasyshë se ndaj ish-presidentit Thaçi, para së njëjtës gjykatë po zhvillohet paralelisht edhe një proces tjetër, nën akuza për pengim të drejtësisë? 
 
“Nëse zoti Thaçi shpallet i pafajshëm në procesin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, çështja nëse ai do të vazhdojë të mbahet në paraburgim do të vendoset nga gjyqtari i vetëm që po shqyrton rastin për pengim të drejtësisë”, ka sqaruar zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Majkëll Dojl.
 
Vendimin e fundit, të dhjetin me radhë për vazhdimin e paraburgimit, gjykatësi i vetëm e ka lëshuar më 31 korrik, duke vlerësuar se ende ekziston rreziku që Thaçi të pengojë procedurat ose të kryejë vepra të tjera penale.
 
Në të njëjtin vendim, gjykatësi caktoi edhe afatet për rishikimin e radhës të paraburgimit: Thaçi mund të paraqesë parashtresat e tij deri më 7 shtator. Nëse ai nuk e bën këtë, Prokuroria duhet të paraqesë qëndrimin e saj deri më 14 shtator, ndërsa Thaçi mund të përgjigjet deri më 21 shtator.
 
GYLTENE SINANI