Maqedoni

Rama reagon për Pustecin, komunitetin e vogël e kemi nderuar me komunë

21.08.2026 17:06

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mos intonimin e himnit shqiptar në Putec...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mos intonimin e himnit shqiptar në Putec, duke theksuar se ‘ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës.’
 
“Ne e kemi nderuar atë komunitet të vogël me një status të veçantë si komunë më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë, pakicat nuk janë statistika, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne, thekson Rama. Tani, kjo mbërritje e rastësishme në territorin tonë të trupës së cirkut kombëtar-folkloristik ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër, nuk na shqetëson në vetvete, as për sovranitetin e Shqipërisë, jo, jo, as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka kuaj trojanë të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë për të na tronditur. Jo, Shqipëria, Evropa e Ballkanit, nuk mund ta lejojë kurrsesi dhe nuk do t’i lejojë vetes të ulë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit”, thekson kryemisnitri Rama.