Botë

Përfshihet nga flakët në mes të rrugës autobusi turistik në Kaliforni, humb jetën një person

21.08.2026 20:03

Të paktën një person ka humbur jetë pasi një zjarr shpërtheu në një autobus turistik...

Të paktën një person ka humbur jetë pasi një zjarr shpërtheu në një autobus turistik në një autostradë të Kalifornisë.

Policia u thirr në orën 5:38 të mëngjesit për një zjarr në një autobus në anë të autostradës në zonën e Rrugës Shtetërore 60. Zjarri filloi në pjesën e pasme të automjetit dhe dogji disa rreshta vendesh. Autobusi turistik duket se i përkiste Viajes Azteca, një kompanie turistike meksikane.

Autoritetet që nxituan në vendngjarje gjetën një person të vdekur, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Departamenti i Zjarrfikësve arriti ta vërë zjarrin nën kontroll përpara se i gjithë automjeti të përfshihej nga flakët.

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e pasme të autobusit të dëmtuar rëndë. Gjithashtu, për shkak të incidentit, trafiku në një pjesë të autostradës u bllokua.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë ndërsa hetimi nga autoritetet është duke vazhduar.