Maqedoni
Parashikimi i motit
22.08.2026 11:27
Me diell dhe shumë ngrohtë, temperatura deri në 41 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Pasdite, kryesisht në rajonet malore, do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri në 41 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 40 gradë.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër dhe gjatë ditëve në vijim temperaturat gradualisht do të ulen. Gjatë orëve të pasdites do të ketë paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë kushte për stuhi me erë të fortë dhe breshër.
