Maqedoni

Pritje deri në një orë në Tabanoc dhe Bogorodicë, trafik i shtuar në rrugë

22.08.2026 11:50

Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata....

Në pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka pritje të shtuara, njoftojnë nga LAMM. Në Tabanoc, për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa në Bogorodicë për dalje nga shteti, pritet nga 40 minuta deri në një orë.
 
Sipas informacioneve nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata.
 
I shtuar është edhe intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane.
 
LAMM apelon te drejtuesit e automjeteve që ta përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën e komunikacionit dhe të drejtojnë me kujdes.
 
Vëmendje e veçantë rekomandohet në rrugët nëpër lugina, përgjatë rrjedhave të lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve dhe shembjeve të dheut. Në rrezik janë segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.