Maqedoni

Zjarret në vend, 27 zjarre në ambiente të hapura, nëntë janë aktive

22.08.2026 12:12

Zjarre aktive ka në Studeniçan, Makedonski Brod, Kërçovë, Likovë, Krushevë, Vrapçisht, Zhelinë, Tetovë dhe Prilep....

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 27 zjarre në hapësira të hapura. Nëntë prej tyre janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave

Zjarre aktive ka në Studeniçan, Makedonski Brod, Kërçovë, Likovë, Krushevë, Vrapçisht, Zhelinë, Tetovë dhe Prilep. Pjesa më e madhe e zjarreve janë regjistruar në afërsi të vendbanimeve, si dhe në zona malore dhe pyjore. 
 
Nën kontroll janë zjarri në deponinë e Dellçevës dhe zjarret pranë fshatrave të Prilepit, Çanishte, Krushevicë, Lopatice dhe Dunje, në drejtim të lumit Crna Reka. 
 
Nga QMK-ja informojnë se situata me zjarret po monitorohet dhe se shërbimet kompetente po ndërhyjnë sipas nevojës.