Maqedoni
MPB: 262 shkelje të trafikut në Shkup
22.08.2026 12:37
SPB Shkup ka zhvilluar një kontroll të përforcuar në rrugor me theks të veçantë në marrjen e masave ndaj motoçikletave, mopedëve, triçikleve dhe katërçikleve, me ç'rast u sanksionuan 262 drejtues.

Për vetëm shtatë orë mbrëmë, policia në Shkup ka sanksionuar 262 drejtues automjetesh, ndërsa 102 masa janë shqiptuar ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe motoçikletave të vogla (mopedëve). Gjashtë persona janë privuar nga liria në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.
Nga ora 18:00 deri në orën 01:00 pas mesnate, SPB Shkup ka zhvilluar një kontroll të përforcuar në trafik, me theks të veçantë te motoçikletat, mopedët, trirrotakët dhe katërrotakët.
Te drejtuesit e motoçikletave dhe mopedëve, pjesa më e madhe e sanksioneve, përkatësisht 93, janë shqiptuar për drejtim të mjetit pa helmetë mbrojtëse. Gjithashtu, janë shqiptuar katër masa për drejtim të mjetit me kategori të papërshtatshme dhe pesë për drejtim pa dhënë provimin e drejtimit.
160 sanksionet e tjera kanë të bëjnë me shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, ndër të cilat mosmbajtja e patentë-shoferit ose e lejes së qarkullimit, targat e paregjistruara ose të padukshme dhe kalimi në semafor të kuq. Është konfiskuar përkohësisht edhe një motoçikletë për shkak se regjistrimi i saj kishte skaduar më shumë se gjashtë muaj më parë.
Nga SPB Shkup njoftojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat.
