Botë
Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen në Evropë, me më së shumti raste në Itali dhe Greqi
22.08.2026 13:18
Rreth dhjetë vende evropiane kanë raportuar raste të transmetuara lokalisht të virusit të Nilit Perëndimor që nga fillimi i vitit...

Rreth dhjetë vende evropiane kanë raportuar raste të transmetuara lokalisht të virusit të Nilit Perëndimor që nga fillimi i vitit, që është më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Raste janë raportuar në Maqedoni, Gjermani, Francë, Austri, Spanjë, Greqi, Itali, Holandë, Rumani, Serbi dhe vende të tjera. Numri më i madh i rasteve, përkatësisht 311, është regjistruar në Itali, e ndjekur nga Greqia me 157 raste.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve u bëri thirrje vendeve evropiane që të forcojnë kapacitetet e tyre për kontrollin e mushkonjave, përmes bashkëpunimit ndërkufitar dhe një qasjeje të integruar që përfshin monitorimin e popullatave të mushkonjave, informimin e publikut dhe masa të synuara për kontrollin e tyre, duke marrë parasysh ndikimin në mjedis. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ekzistojnë vaksina të miratuara për njerëzit dhe as trajtime specifike për infeksionin me virusin e Nilit Perëndimor.
