Maqedoni

Trenat deri në 50km/h, shkaku i temperaturave të larta

22.08.2026 14:04

Për shkak të temperaturave të larta, sot është vendosur masë parandaluese për kufizimin e shpejtësisë në komunikacionin hekurudhor...

Për shkak të temperaturave të larta, sot është vendosur masë parandaluese për kufizimin e shpejtësisë në komunikacionin hekurudhor, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Qyteti i Shkupit.
 
Qarkullimi në linjat hekurudhore zhvillohet rregullisht, por në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00, shpejtësia e trenave do të kufizohet në maksimum 50 kilometra në orë, me qëllim parandalimin e deformimeve dhe incidenteve të mundshme për shkak të zgjerimit të shinave nën ndikimin e temperaturave të larta. 
 
Lëvizja me shpejtësi të përshtatur deri në 50 kilometra në orë mundëson kontroll më të madh, ul ngarkesën mbi shinat dhe garanton sigurinë e udhëtarëve dhe transportit të mallrave gjatë orëve më kritike të ditës.