Botë

Rusia sulmon me dronë Krivi Rih, 16 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

22.08.2026 14:33

Rritet numri i viktimave pasi dronët rusë goditën një qendër tregtare në Ukrainën qendrore....

Rritet numri i viktimave pasi dronët rusë goditën një qendër tregtare në Ukrainën qendrore. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 130 persona janë plagosur rëndë, mes tyre edhe fëmijë.
 
“Pas meje pati një shpërthim. Forca e shpërthimit më hodhi prapa dhe rashë në gjunjë, ndërsa më pas disi arrita të shpëtoja. Kam prerje të dukshme në disa pjesë të trupit.”, u shpreh Tatjana Hivrenko, grua e plagosur.
 
“Nuk ka pacientë me dëmtime vetëm në një organ, si për shembull në gjymtyrë, apo vetëm me traumë të trurit. Të gjithë pacientët e pranuar, për fat të keq, kanë dëmtime të shumta dhe të rënda.”, u shpreh Alena Klimoviç, drejtoreshë e spitalit.
 
Krivi Rih, vendi ku ndodhi sulmi, është qyteti i lindjes së presidentit ukrainas Zelenski, i cili premton se vendi i tij do të përgjigjet.
 
“Ky sulm frikacak është absolutisht një krim i kryer nga rusët. Ata nuk janë asgjë tjetër veçse përbindësha dhe patjetër që do të përgjigjemi. Është thelbësore të kemi gjithçka që na nevojitet për të mbrojtur jetët. Është e rëndësishme që bota të mos heshtë për të gjitha këto. Kjo luftë ruse duhet të përfundojë dhe bota duhet të na ndihmojë ta arrijmë këtë.”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbështetjen e tij për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, në prag të 35-vjetorit të pavarësisë së saj, i cili do të shënohet më 24 gusht.
 
ARMEND MURSELI