Maqedoni
Zjarret në vend, 20 zjarre në ambiente të hapura, 11 janë aktive
22.08.2026 15:05
Në territorin e vendit aktualisht ka të paktën 20 zjarre në hapësira të hapura...

Në territorin e vendit aktualisht ka të paktën 20 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave të paktën 11 janë aktive, informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov. Ai theksoi se gjatë ditës kanë shpërthyer disa zjarre të mëdha, ndërsa situata më alarmante është në rajonin e Strumicës, në atarin e fshatrave Banicë dhe Vodoçë, i cili kërcënon shtëpitë e rreshtit të parë. Sipas tij, një zjarr serioz është aktiv edhe në territorin e Komunës së Studeniçanit, ku flakët po përhapen drejt fshatit malor Cvetovë dhe paraqesin kërcënim për një objekt ku, me shumë gjasë, ndodhet një stan.
“Më alarmues është zjarri në afërsi të Strumicës, në atarin e fshatit Banicë dhe në Doça, i cili kërcënon shtëpitë e fshatit në rreshtin e parë. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Strumicës, ndërsa kam kërkuar ndihmë urgjente nga zjarrfikësit e Vallandovës dhe Radovishit. Gjatë ditës së djeshme ka rënë zjarr edhe në territorin e Komunës së Zhelinës, në atarin e fshatit Cerovë. Ky zjarr, i cili ndodhet pas meje, po përhapet lart në terrenin kodrinor dhe po djeg pyje me cilësi të dobët, shkurre dhe ferra. Zjarri ka shpërthyer edhe në Mavrovë-Rostushë, në atarin e fshatit Cerovë, ku ndodhen pjesëtarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, banorë lokalë dhe zjarrfikës. Ndërkohë, në Prilep kanë shpërthyer dy zjarre të reja: njëri në atarin e fshatit Mëgjunishte, ndërsa tjetri në atarin e fshatit Konjare.”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.
