Botë

Gjeorgji-Tbilisi, tigri sulmon për vdekje një person

17.06.2015 14:21

Ajo, së cilës i druheshin autoritetet në Tbilisi, ndodhi...

Një nga kafshët e egra të larguara prej kopshtit zoologjik gjatë përmbytjeve masive në kryeqytetin gjeorgjian, ka vrarë një njeri.

Bëhet fjalë për një tigër, i cili vazhdon të endet i lirë. Viktima është sulmuar ndërsa po mbushte makinën me benzinë në një pikë karburanti.

E njëjta kafshë ka plagosur edhe 3 persona të tjerë. Deri tani, ekipet e ndërhyrjes së shpejtë dhe të policisë kanë mundur të kapin një hipopotam, të cilin e neutralizuan duke përdorur armë me injeksione qetësuese.

Mbi një luan tjetër, një ari dhe një hienë, ndërkohë, janë përdorur plumba të vërtetë. 

Ndaj banorëve të kryeqytetit u shtë bërë thirrje të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të shmangin kontaktet me ndonjë prej kafshëve në arrati.