Botë

SHBA-Iran, dështon marrëveshja e paqes, rritet tensioni

22.08.2026 17:10

SHBA-ja dhe Irani nuk arritën të bëjnë një marrëveshje paqeje....

SHBA-ja dhe Irani nuk arritën të bëjnë një marrëveshje paqeje. Uashingtoni po përpiqet të ushtrojë presion financiar ndaj Teheranit duke kufizuar qasjen në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore kyçe për eksportin e naftës iraniane. 
 
Trump deklaroi se Irani dëshiron një marrëveshje me SHBA-në, por tha se nuk është i sigurt nëse Uashingtoni dëshiron të negociojë. Ai e cilësoi Ngushticën e Hormuzit si “territor amerikan”. 
 
“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore. Ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje. Ne madje nuk e dimë nëse e duam një të tillë, sepse unë për momentin e konsideroj Ngushticën e Hormuzit territor amerikan.”, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
 
Teherani, ndërkohë, e konsideron luftën e paralajmëruar ekonomike amerikane si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.