Botë
SHBA-Kanada, dështon marrëveshja tregtare, hyjnë në fuqi tarifat 50%
22.08.2026 17:51
SHBA-ja dhe Kanadaja nuk arritën marrëveshje për heqjen e tarifave 50% ndaj disa produkteve kanadeze....

SHBA-ja dhe Kanadaja nuk arritën marrëveshje për heqjen e tarifave 50% ndaj disa produkteve kanadeze. Negociatat dështuan pasi Shtëpia e Bardhë refuzoi kërkesat e Otavës për lehtësime më të mëdha.
Administrata Trump njoftoi se tarifat, që prekin mallra me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, hyjnë në fuqi sot.
Kryeministri Mark Carney tha se Kanadaja do të përgjigjet me tarifa “dollar për dollar” ndaj importeve amerikane.
“Meqë SHBA-ja po vendos tarifa prej 50%, ne do t’i harmonizojmë këto tarifa dollar për dollar, për të mbrojtur interesat dhe bizneset tona.”, u shpreh kryeministri i Kanadasë, Mark Carney.
