Maqedoni

Parashikimi i motit

23.08.2026 11:26

Me diell dhe ngrohtë, pasdite kushte për reshje të rrëmbyeshme

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 10 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 35 gradë.
 
Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte të paqëndrueshme. Nga e enjtja pason një periudhë me mot shumë të nxehtë. Gjatë ditëve të fundjavës, temperatura ditore pritet që në disa vende të kalojë 40 gradë Celsius.