Botë

Izraeli vijon sulmet ajrore në jug të Libanit, goditen disa fshatra

23.08.2026 12:51

Izraeli ka vijuar sulmet ajrore në jug të Libanit, duke goditur disa fshatra në zonat e Tyres dhe Bint Jbeilit....

Izraeli ka vijuar sulmet ajrore në jug të Libanit, duke goditur disa fshatra në zonat e Tyres dhe Bint Jbeilit.
 
Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA), sulme janë raportuar në Majdal Zoun, në zonën e Tyres, si dhe në Konin, në Bint Jbeil.
 
Ndërkohë, sulme të njëpasnjëshme janë raportuar edhe në al-Mashaa dhe al-Mansouri, në jug të Libanit.
 
Deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima apo dëme materiale nga këto sulme.