Botë

SHBA-Kanada, përshkallëzohet lufta tregtare

23.08.2026 14:01

Trump e akuzoi Kanadanë se prej vitesh vendos tarifa të larta ndaj produkteve bujqësore amerikane....

Pasi dështuan negociatat tregtare mes dy vendeve, presidenti amerikan Donald Trump e akuzoi Kanadanë se prej vitesh vendos tarifa të larta ndaj produkteve bujqësore amerikane. 
 
SHBA-ja vendosi tarifa prej 50% për produkte kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë. Kanadaja, ndërkohë, njoftoi se nga 8 shtatori do të vendosë tarifa ndaj importeve amerikane në disa sektorë.
 
“Shtetet e Bashkuara propozuan kushte të reja që ishin ekonomikisht të paqëndrueshme dhe të padrejta, cenonin përfitimet neto të Kanadasë dhe vinin në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje. Me pak fjalë, ata kërkuan shumë dhe ofruan shumë pak. Tani, Kanadaja do t’i harmonizojë tarifat e reja dollar për dollar, me qëllim mbrojtjen e punëtorëve, fermerëve, familjeve dhe bizneseve kanadeze.”, u shpreh kryeministri i kanadez Mark Carney.
 
ARMEND MURSELI