Likovë, krijohet deponi e egër në hyrje të Pendës
23.08.2026 15:31
Deponia e egër në hyrje të Pendës së Likovës paraqet bombë ekologjike për ambientin jetësor....

Në hyrje të Pendës së Likovës, deponia e egër jo vetëm që shkatërron pejzazhin e mrekullueshëm, por edhe paraqet bombë ekologjike për ambientin jetësor. Edhe pse shumë herë e njejta pastrohet, prap se prapë njerëz të papërgjegjshëm hudhin mbeturinat me çka krijohet kjo deponi e egër e cila çdo ditë i pret vizitorët e shumtë që vijnë nga vise të ndryshme të vendit të kalojnë ditën në Pendën e Likovës dhe atë të Gllazhnjës.
“Kemi disa lokacione në nivel të fshatrave të komunës tonë ku persona të papërgjegjshëm hudhin mbeturina si gjatë natës, vikendeve, festave kur e dijnë se Inspektorati Komunal nuk është në orar të punës dhe është problem me këta lloj njerëzish. Këto dy Penda që i kemi, Penda e Likovës dhe Gllazhnjës që na furnizojnë me ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje, ai vend në hyrje është pasqyra e komunës tonë. Ne kemi rregulluar rrugën lokale nga varrezat e fshatit e deri te lart, kemi rregulluar skajoret, kanalizimet atmosgerike e fekale, rrjetin e ujit për pije, trotuaret dhe gjithcka dhe kur e shohim aty kemi një pasqyrë jo të mirë për vizitorët që vijnë në ato dy penda”, theksoi mes tjerash, Erkan Arifi.
Ndryshe, Erkan Arifi thotë se me themelimin e Ndërmarrjes së Përbashkët Ndërkomunale do të krijohet deponi e përbashkët ku do të hidhen mbeturinat nga komunat e rajonit verilindor planor.
“Do të bëhemi pjesë e projektit apo stacionit të përbashkët për reciklim i cili planifikohet të ndërtohet në Sveti Nikollë ku komuna e Likovës i ka kryer të gjitha procedurat administrative si me ekspoproimin e pronës si me pjesmarrejn ndërkomunale të cilën e kemi themeluar me vendim të këshillit komunal dhe të gjitha fazat janë tejkaluar me çka po punohet atje në atë drejtim që pas dy viteve në bazë të rekomandimeve të MMPJH duhet të përfundojë fabrika për reciklimin e mbeturinave e të gjitha mbeturinat të dërgohen atje.”, theksoi mes tjerash, Erkan Arifi.
Nga komuna e Likovës apelojnë deri tek qytetarët që të jenë më të vetëdijshëm dhe mos të hudhin mbeturina në vende publike e ngado që mos të vie deri tek krijimi i deponive të egra.
FATLUM AQIFI
