Botë
Sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, dhjetëra të vrarë e të plagosur
23.08.2026 16:06
Presidenti rus paralajmëroi një përgjigje të re ndaj sulmeve ukrainase kundër infrastrukturës ekonomike dhe tha se Moska do të godasë “sektorët më të ndjeshëm” në Kiev....

Presidenti rus paralajmëroi një përgjigje të re ndaj sulmeve ukrainase kundër infrastrukturës ekonomike dhe tha se Moska do të godasë “sektorët më të ndjeshëm” në Kiev. Deklarata vjen pas valës së re të sulmeve me dronë ndaj rafinerive ruse, objekteve industriale dhe qendrave logjistike.
“Regjimi i Kievit vendosi si objektiv dëmtimin e ekonomisë sonë. Dhe çfarë bëri? Vetë e hapi këtë kuti të Pandorës. Veprimet e ushtrisë ruse janë, natyrisht, shumë më të ndjeshme dhe shumë më shkatërruese. E përsëris vazhdimisht: gjithmonë do të ketë përgjigje.”, u shpreh presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Ndërkohë, vazhdojnë edhe sulmet masive ruse. Të paktën shtatë persona u vranë dje në Ukrainë, një ditë pas sulmit ndaj një qendre tregtare, ku humbën jetën të paktën 16 persona dhe rreth 130 të tjerë u plagosën.
ARMEND MURSELI
