Botë
SHBA-IRAN pa kompromis, afati për marrëveshje skadoi ngushtica e Hormuzit pikë kyçe
23.08.2026 16:33
Presidenti iranian mbështeti memorandumin e mirëkuptimit me SHBA-në si mënyrën më të mirë për ta nxjerrë vendin nga situata “as luftë, as paqe”....

Presidenti iranian mbështeti memorandumin e mirëkuptimit me SHBA-në si mënyrën më të mirë për ta nxjerrë vendin nga situata “as luftë, as paqe”.
Memorandumi, i nënshkruar nga Trumpi në qershor, përcaktoi një afat ambicioz prej 60 ditësh për përfundimin e luftës me Iranin dhe arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor. Ky afat përfundoi javën e kaluar, ndërsa palët mbeten larg qëndrimeve të tyre dhe pa shenja kompromisi për çështjen kyçe të rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, e cila është me rëndësi jetike për transportin global.
“Shikoni dispozitat e memorandumit. Nuk do të gjeni asnjë klauzolë në të cilën ne jemi tërhequr apo jemi dorëzuar. Në një moment, në fund, do të duhet të marrim një vendim për ta shpëtuar vendin nga gjendja ‘as luftë, as paqe’.”, u shpreh presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian.
ARMEND MURSELI
