Botë
Letonia ndihmon Ukrainën
23.08.2026 16:58
Kryeministri i Letonisë mbërriti në Ukrainë në vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës...

Kryeministri i Letonisë, i cili mbërriti në Ukrainë në vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës, theksoi se Letonia po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar Kievin në prag të dimrit.
“Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet nordike të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj Evropës dhe komunitetit ndërkombëtar për këtë çështje. Ajo që i nevojitet më së shumti Ukrainës në këtë moment është mbrojtja ajrore, veçanërisht mbrojtja nga raketat balistike. Letonia po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar, veçanërisht duke siguruar pajisje për furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje, sepse e dimë se Rusia po godet pikat më të dobëta të infrastrukturës.”, u shpreh kryeministri i Letonisë, Andris Kulbergs.
Ukraina të hënën do të shënojë 35-vjetorin e pavarësisë së vendit.
ARMEND MURSELI
