Maqedoni

Zjarr i madh pranë Biglës në Delçevë, po bëhen përpjekje për vënien e zjarrit nën kontroll

23.08.2026 18:05

Një zjarr i madh pyjor ka përfshirë një pyll me pisha pranë fshatit Bigla...

Një zjarr i madh pyjor ka përfshirë një pyll me pisha pranë fshatit Bigla, në rajonin e Dellçevës, njoftoi Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov.
 
“Në këto momente, në Bigël po përhapet një zjarr i madh pyjor në një zonë me pisha. Nga ana e kryetarit të Komunës janë angazhuar menjëherë forcat e disponueshme të qytetit të Dellçevës. Në terren kanë dalë zjarrfikësit, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga njësitë kundër zjarrit të komunave fqinje. Në këto momente do të dërgohen edhe tre avionë Air Tractor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa tashmë është nisur edhe një helikopter i policisë. Po bëhen përpjekje për vënien e zjarrit nën kontroll.”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov.