Botë

Norvegjia “i zgjat dorën” Ukrainës, planifikon ta mbështesë financiarisht me rreth 9.2 miliardë $

23.08.2026 19:19

Norvegjia planifikon t’i japë Ukrainës rreth 9.2 miliardë dollarë mbështetje financiare gjatë vitit 2027...

Norvegjia planifikon t’i japë Ukrainës rreth 9.2 miliardë dollarë mbështetje financiare gjatë vitit 2027, duke e mbajtur ndihmën në një nivel të ngjashëm me atë të këtij viti.
 
Paketa e parashikuar nga qeveria norvegjeze vjen në një kohë kur Ukraina përballet me presione të mëdha financiare, ndërsa lufta me Rusinë vijon.
 
Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, së bashku me liderë të vendeve nordike dhe baltike, pritet të vizitojë Kievin të dielën.
 
Sipas planit të qeverisë norvegjeze, fondet do të shkojnë për nevoja ushtarake dhe humanitare.
 
Ndihma synon të mbështesë kapacitetet e Ukrainës përballë agresionit rus, si dhe popullsinë e prekur nga lufta.
 
Paketa e re e vendos Norvegjinë sërish mes vendeve që po ofrojnë mbështetje të konsiderueshme financiare për Ukrainën, ndërsa Kievi vijon përpjekjet për të përballuar kostot e luftës.