Maqedoni
Fillon gjykimi për „Lotarinë“ kundër Artan Grubit dhe shtatë të akuzuarve të tjerë
24.08.2026 09:01
Sot pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi...

Sot pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar në rastin me Lotarinë Shtetërore.
Së bashku me shtatë të akuzuar të tjerë, mes të cilëve edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, dhe ish-drejtori i Lotarisë, Përparim Bajrami, ata akuzohen për vepër penale me të cilën, sipas aktakuzës, i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej më shumë se tetë milionë eurosh përmes prokurimit të paligjshëm të terminaleve video-lotarie.
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit ishin të vetëdijshëm se Lotaria nuk kishte të drejtë të organizonte lojëra elektronike të fatit përmes këtyre aparateve, megjithatë kishin nisur procedurë tenderimi me vlerë prej qindra milionë eurosh.
